Pas rezultatit zgjedhor ku u rendit i treti për nga vota në Prishtinë, kandidati për kryetar të kësaj komune, Uran Ismaili, ka falënderuar qytetarët që të dielën dolën për të votuar.
Ismaili përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se nga zgjedhjet e së dielës doli një frymë e re në Prishtinë.
Nga rreth 90 për qind e numërimit të votave, Ismaili ka marrë 21.69 për qind.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë. Faleminderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë – që qytetarin e ka në qendër. Fara është mbjellë. Faleminderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon”, ka shkruar Ismaili.
Në balotazh për kryeqytetin shkojnë Arben Vitia dhe Përparim Rama.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...