Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, duke prezantuar programin e PDK-së për luftën kundër korrupsionit ka përmendur edhe fenomenin e uzurpimeve.
“Më kujtohet dhe është e rëndësishme të flitet për çështjen e uzurpimeve. Uzurpimet kanë qenë mit në Kosovë”, tha Ismaili.
Drejtori i “Çohu”, Arton Demhasaj ka reaguar ndaj këtij konstatimi të Ismailit duke e pyetur: “Kush kanë qenë uzurpuesit?”
Ismaili ka reaguar duke i thënë Demhasajt: A e njëh ti ndonjë me emër?
Reagimi i Demhasajt ka qenë i menjëhershëm duke i përmendur emrin e ish-deputetit të PDK-së, Bedri Selmani.
Kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së ka replikuar duke i thënë Demhasajt: A e ka lëshu [pronën e uzurpuar]?!
Demhasaj i është përgjigjur: Po e ka lëshuar, pasi e ka shfrytëzuar 15 vite.
Ismaili ka bërë kundër replikë duke thënë se nëse e ka shfrytëzuar 15 vite nuk ka nevojë të shfrytëzohet edhe më tej. Sipas tij kjo ka qenë logjikë e LDK-së në shëndetësi.
“Pse nuk e keni ndalë? A keni bërë ndonjë padi ndaj tij?”, ka reaguar Ismaili më tej.
Demhasaj i është kthyer replikës dukë thënë se ka bërë mbi 30 kallëzime në prokurori.
Ismaili ka thënë se duhet aplauduar që ky rast është liruar.
“Zoti Veseli ka folur qartë. Do të ketë rend dhe ligj. Do të largohen uzurpimet dhe janë larguar uzurpimet”, tha mes tjerash Uran Ismaili./rtv dukagjini
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...