Google ADS

Uragani shkatërron juglindjen e SHBA-së

07:34 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

I konsideruar si një nga uraganet më të fuqishme në historinë e Shteteve të Bashkuara, Majkëll ka arritur në veriperëndim të Floridas, duke vërshuar shtëpitë dhe duke nxjerrë rrënjët e drunjve jashtë tokës.

Shërbimet e shpëtimit janë duke pritur që të bëhet ditë për të kuptuar plotësisht dëmet e Uraganit Majkëll, i cili u është afruar brigjeve të Floridas të mërkurën në mbrëmje me fuqi të erës deri në 250 kilometra në orë.

Dy persona, përfshirë një fëmijë kanë vdekur si pasojë e këtij Uragani. Ndonëse është dobësuar nga kategoria e katërt sa ka qenë në fillim, Majkëll është nisur drejt Karolinës.

Qendra Kombëtare për Stuhi ka njoftuar se paralajmërimet për stuhi janë vënë duke nisur nga plazhet e Panamasë e deri te Karolina Veriore.

Autoritetet janë të shqetësuar se personat që kanë injoruar thirrjet për evakuim mund të jenë përmbytur në disa zona. Qindra mijëra shtëpia dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Xhorxhia.

Majkëll është cilësuar në mesin e uraganeve më të fuqishme që ka goditur SHBA-në duke marrë parasysh fuqinë e erës dhe presionin në barometër dhe është krahasuar me Uraganin Andru më 1992. Ndonëse fuqia e Uraganit Majkëll është zvogëluar, një rritje e shpejtë e tij mund të jetë e befasishme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme