Uragani në Hjuston ka shkaktuar disa viktima, duke sjellë dëme të mëdha materiale. Në këto zonë llogaritet se janë rreth 500-600 familje shqiptare.
Shumë vullnetarë po kontribuojnë për të prekurit nga ky uragan. Në mesin e tyre është edhe një shqiptar nga Kosova.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, shprehu krenarinë e saj për kontributin shqiptarëve të Kosovës në Houston që po përballen këto ditë të vështira me fatkeqësinë natyrore, më të madhe të koharve, Uraganin Harvey në Hjuston – Teksasit.
Ajo ka fjalë të mira edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas, shkruan Panorama.
Ambasadorja Çitaku shkruajti në llogarinë e saj në facebook se ka patur rastin për tu kontaktuar me një pjestar të familjeve shqiptare, që jetojnë në Houston – Teksas.
Mentori erdhi në Amerikë pas luftës në Kosovë. Ai jeton në Houston, Teksas. Huston është duke u përballur me sfida të mëdha për shkak të Hurricane Harvey, ku si gjithmonë, katastrofat e këtyre madhësive arrijnë të shfaqin ndjenjat më të mirë humane dhe njërëzore, që duhet të ofrojë, çdo njeri me guximin dhe solidaritetin. Kujdesin e madh për njëri-tjetrin.
Njeri prek këtyre njërëzve që dallohet për kontributin e tij është edhe Mentor Fejzullahu nga Kosova, i cili ka vepruar këto ditë të fundit si vullnetarë për të shpëtuar njerëzit, nga kjo fatkeqësi natyrore, shkruan Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, duke shtuar se :
’Dhe kur flisja sot më herët me të, ai nuk tha ndonjë fjalë për këtë se çfarë kontributi dhe ndihme jepte ai, por njerëz të tjerë nga Houstoni më thanë, atë se çfarë po bën ky shqiptar çka nuk mund të ketë shqiptar që të mos bëhet më krenar për Mentorin nga Kosova”.
Mentori kishte shkuar në Amerikë pas luftës në Kosovës dhe jeton në Hjuston të Teksasit. Hjustoni këto ditë është përballur me sfida të mëdha për shkak të këtij uragani, derisa shumë qytetarë kanë kontribuar në mënyra të ndryshme.
Mentori ka shpenzuar ditët e fundit si vullnetar për të shpëtuar njerëzit. Madje, ai ka qenë shumë modest dhe nuk ka thënë që ka punuar vullnetarisht.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...