Uragani Irma, 3 të vdekur në Florida

19:44 | 10 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Autoritetet në Florida kanë raportuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga uragani Irma.

I gjithë shteti është vënë në gjendje alarmi, ndërsa është kërkuar evakuimi i 36 milionë njerëzve, transmeton portali arbresh.info

Përmes një mesazhi në Twitter, Presidenti i SHBA-ve, ka kërkuar mobilizimin e të gjithë trupave.

“Zoti na bekoftë të gjithve”, ishte postimi i tij në mediat sociale.

Të kërcënuara nga rritja e nivelit të ujit, që mund të arrijë në 4.6 metra, janë edhe ishujt koralore, shumica e të cilave gjenden vetëm pak metra mbi nivelin e detit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme