E njohur më parë si ‘Ura e Naletit” e më pas si “Ura e Kaltër e Dashurisë”, kjo urë u bë atraksion për shumë çifte. Betimi i dashurisë dhe besnikërinë do të mbyllej me dry që çelësi më pas hidhej në ujin që përshkonte e ndante në dysh qytetin.
Por, në nëntor të vitit të kaluar këta dryna u hoqën. Ura filloi të restaurohet, por a mbaruan edhe gjithë ato dashuri.
Kjo u interpretua edhe nga ana fetare.
“Ne jemi mysliman, kështu që nuk duhet t’i mbajmë këto sende janë gjëra që s’na përkasin ne, se i bie të bëjmë si gjermanët, po të shkosh në Këlnë është ura plotë me dryna” , tha
“Nuk ia ka vlejt me i heq po se shumë çifte tani janë prek mes vete. Jo more çfarë nuk do të ndahen, unë e kom pas drynin këtu po ma kanë heq Edhe nja dy kom pas planë me i qit po s’po lajnë”.
“Drynat ishim duke i kërkua pse i kanë heq. Jo nuk e kam besua simbolikën e tyre. Këtë e kam parë në Holandë por këtu jo. Gjynah more pse i kanë heq si kanë bërë asgjë askujt”
E disa nga qytetarët thanë se ajo traditë ka qenë edhe nëpër vende të tjera të Evropës, pse mos të jetë edhe në Prizren.
“Në Francë i kemi urat e mbushura me dryna”
“Krejt çiftet kanë me u nda”
“Po qytetarët kanë me i vendos pse jo, pse mos me i pas edhe në Prizren”
Varja e “drynit të dashurisë” nisi në vitet 1980, në qytetin hungarez Pécs.
Kjo traditë përfshin dy të dashuruar, një dry dhe një gardh, ose një simbol të rëndësishëm. Lidhja midis drynit dhe gardhit simbolizon përkushtim të përjetshëm.
Që nga Evropa e deri në Amerikën e Veriut, Azi dhe Oqeani, gjenden një duzinë vendesh ku mund të varni “drynin e dashurisë”./S.D/arbresh.info/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...