Ura mbi lumin Ibër do të hapet gjatë muajit të ardhshëm (në shtator). Kështu po paralajmëron kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, duke fajësuar palën serbe nga veriu për vonesat në inaugurimin e urës për më shumë se dy vjet.
Vonesat kanë ndodhur kryesisht për shkaqe të bllokadave që kanë ardhur nga Serbia, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Në urë kanë mbetur edhe disa punime të vogla, të cilat sipas punëkryesve priten t’i përfundojnë gjatë kësaj jave.
Ndërsa sipas një agjende të zyrtarëve të lartë të BE-së i tërë projekti mund të përurohet diku në muajin shtator të këtij viti”, ka thënë Bahtiri, duke shtuar se hapja e urës për qarkullim vetëm sa do ta lehtësojë komunikimin mes komuniteteve. “Hapja e urës do ta thellojë komunikimin, bashkëpunimin dhe qarkullimin e komunikacionit në relacionin veri-jug dhe anasjelltas”, ka thënë mes tjerash Bahtiri.
Në anën tjetër edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës vonesën e hapjes së urës e konsiderojnë si vendim politik. Sipas tyre, është pala serbe ajo që nuk po e kryen detyrën e vet. “Është vendim politik të cilin pala serbe nuk është duke e zbatuar dhe kjo çështje është ngritur nga Qeveria e Kosovës në procesin e dialogut”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit për gazetën “Zëri”.
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell