Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, edhe më tutje insiston se para se të lëshohet ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve duhet të definohet kufiri në mes të dy komunave, Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut. Derisa Rakiq insiston që Mitrovicës së Veriut t’i takojnë edhe 5 fshatra shqiptare dhe gjithë rrjedha e lumit Ibër, Bahtiri këmbëngul që kufiri të definohet sipas Pakos së Ahtisaarit dhe ligjeve të Kosovës.
Qytetarët e Mitrovicës, të Jugut dhe të Veriut, me vite janë duke pritur të hapet ura për qarkullim të automjeteve, në mënyrë që qytetarët, serbë e shqiptarë, të lëvizin lirshëm nga pjesa jugore në veri dhe anasjelltas.
BE-ja për dy projekte të urës ka investuar mbi 3 milionë euro (saktësisht 3.3 milionë euro), 1.2 milion euro për revitalizimin e urës dhe 2.2 milionë euro për revitalizimin e rrugës “Mbreti Petër”, për ta shndërruar atë në zonë të këmbësorëve.
Frederika Mogerini, shefe e Politikës së Jashtme të BE-së, kishte arritur në Mitrovicë më 4 mars 2017 për ta lëshuar urën, por meqë punët në revitalizimin e saj ende nuk kishin përfunduar, kishte mbetur që hapja e urës së Ibrit të shtyhet për në shtator të të njëjtit vit, shkruan Zeri.
Meqenëse punimet zvarriteshin pafundësisht, vetëm që ato të mos përfundojnë, kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq gjatë një takimi që kishte pasur me kryetarin e Mitrovicës së Jugut Agim Bahtirin ishte pajtuar që ura të lëshohet për qarkullim të automjeteve në shtatorin e vitit 2018.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...