Ngacmimet seksuale në institucionet publike, Universitetin e Prishtinës dhe universitetet tjera në Kosove janë bërë të shpeshta dhe në sytë e disave duket sikur janë bërë normale.
Jo fort larg 8 marsit , ku të gjithë ne ngritëm lart rolin e gruas dhe rëndësinë që gratë të jenë në pozita të rëndësishme në institucione, për qudi na doli në publik një deklaratë skandaloze nga një grua që ju besua një pozitë e rëndësishme në institucionin kryesor të edukimit në Kosovë
Organizata Studentore më e vjetër në Kosovë, Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës është tejet e shqetësuar më qasjen seksiste të prorektores prof. Teuta Pustina-Krasniqi. Akuzimi i studenteve se përmes veshjeve të tyre po provokojnë ngacmime seksuale është fyerje për të gjitha femrat që pësojnë nga sjelljet e paturpshme të disa profesorëve. Kjo mendësi nuk i përket shekullit në të cilin jetojmë, e aq më pak një universiteti.
Organizata studentore Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës, u bën thirrje të gjitha studenteve të Universitetit të Prishtinës që të mos heshtin, por të denoncojnë të gjitha rastet e ngacmimit seksual. Nga prorektorja kërkojmë që të ju kerkojë falje publike të gjitha vajzave dhe grave që studiojnë në UP./Lajmi.net/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...