Rektori i Universitetit tëPrishtinës, Qerim Qerimi dhe kryesuesi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti, kanë pritur sot në takim ekipin e UP-së, që arriti rezultatin historik në garën botërore të drejtësisë: Studentët Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa e Rea Hadri; profesoreshën Donikë Qerimi dhe trajnerët Art Syla dhe Ilir Hajraj.
Prof. Qerimi dhe Sahiti i shprehën dhe një herë falënderime ekipit për përfaqësimin dinjitoz të Universitetit të Prishtinës në skenën botërore, falë të cilit u nderua dhe lartësua emri i Universitetit dhe i vendit edhe në fushën e dijes.
“Ky rezultat në shumë drejtime është i pamatshëm dhe çfarëdo shpërblimi për të, ka gjasë të mos e reflektojë vlerën reale të punës dhe të rezultatit. Megjithatë, krahas mirënjohjeve, Universiteti ka ndarë edhe shpërblimin financiar në vlerën 2000 euro për secilin anëtar dhe trajner të ekipit për këtë arritje të jashtëzakonshme, duke u renditur në treshen më të mirë nga qindra universitete pjesëmarrëse nga e mbarë bota”, thuhet në njoftim.
Drejtuesit e UP-së shprehën dhe një herë zotimin e tyre të vijueshëm për të mbështetur me çdo formë dhe mundësi nismat dhe punën e studentëve dhe të stafit, që i kontribuon rritjes dhe vlerave të Universitetit të Prishtinës../Arbresh.info
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero