UP kremton Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, merr pjesë edhe Kurti

17:11 | 21 Shkurt 2024
E.H

Universiteti i Prishtinës ka kremtuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, duke theksuar rëndësinë dhe vlerën e gjuhës së një vendi për identitetin dhe kulturën e tij.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit,  Arbërie Nagavci, së bashku me përfaqësues të lartë nga fusha e arsimit dhe politikës, përcjell Arbresh.info.

Pjesëmarrja e tyre thekson përkushtimin për promovimin dhe mbrojtjen e gjuhës amtare.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, në fjalimin e tij në këtë ngjarje, ka theksuar se gjuha amtare është thelbi i identitetit kombëtar dhe trashëgimia kulturore e një populli. Ai shtoi se angazhimi për promovimin dhe përmirësimin e gjuhës amtare është një detyrë e përbashkët për të gjithë.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti, theksoi se gjuha shqipe është më e gjerë e më e thellë sesa të gjithë ne bashkë. Sipas tij, të gjitha gjeneratat duhet të kontribuojnë në promovimin e gjuhës shqipe./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme