Google ADS

UP-ja ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në privat, Vitija thotë se njësoj duhet të veprohet edhe për mjekët

12:28 | 28 Korrik 2023
K.B

Njohësi i Shëndetësisë, Bujar Vitija ka reaguar pas lajmit që Këshilli Drejtues i Universitetit në Prishtinë, ka marrë vendim që t’ua ndalojë profesorëve që të angazhohen edhe në kolegje apo institucione private.

Vitija me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se njësoj duhet të veprojë edhe SHSKUK-ja me mjekët.

“UP-ja ua paska ndalu profesorëve me punu edhe në privat. Hajde tash edhe SHSKUK-ja me u ndalu mjekevë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme