UP-ja mban sot mbledhje komemorative për Demaçin

07:14 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se sot do të mbajë një mbledhje komemorative kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili ka ndërruar jetë më 26 korrik.

Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 12:00, në Sallën e Senatit në Rektorat.

Adem Demaçi vdiq të enjten pas një sëmundjeje të rëndë.

Varrimi i tij u bë me ceremoni shtetërore dje në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme