Universiteti i Prishtinës si institucion i arsimit të lartë me ndikim, e me një influencë shumë të madhe, ka ndikuar dhe ndikon në të gjitha zhvillimet.
Kështu thotë Rektori i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema.
Para katër vjetëve opinioni ka qenë i njoftuar se Universiteti po kalon në një fazë jo dhe aq të këndshme.
Rektori Dema thotë se me një plan strategjik, me një angazhim të të gjithë faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, është arritur të bëhet një bazament i qëndrueshëm.
“Më nuk kemi protesta, më nuk është në ballinat e mediave, tani është vetëm për suksese. I kemi luftuar shumë këto dukuri negative që kanë ekzistuar më herët, e po ashtu kemi bashkëpunuar edhe me komunitete. Kemi arritur ta ndryshojmë mënyrën e studimit”, deklaron rektori Dema.
Sipas tij, e gjithë kjo ka qenë punë ekipore, si bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, senati, studentët, Këshilli Drejtues, mediat, shoqëria civile.
“Pra, është kthyer besimi në këtë institucion, edhe pse ka edhe shumë çka që duhet të bëjmë”, shprehet Dema.
Sipas strategjisë dhe organeve të Universitetit të Prishtinës, Dema synon që të jenë ndër universitetet më të mira në rajon, sa i përket universiteteve shqip-folëse.
“Ne jemi më larg përpara edhe në rang-lista botërore, edhe në imazh e në të gjitha fushat. Natyrisht këtë e kemi dëshmuar edhe në ato rang-lista, ku aty kurrë nuk ka qenë Universiteti i Prishtinës, kemi bërë një progres”, u shpreh rektori Dema.
Ai tregohet modest kur flet për infrastrukturën dhe laboratorët.
“Nuk duhet të lavdërohemi, fillimisht kemi pasur në ndërtim dy fakultete, si Fakultetin e Shkencave Matematikore, që nuk kanë ndërtesë dhe Fakulteti Ekonomik, sepse është numri shumë i madh i studentëve, e në procedurë e kemi edhe Fakultetin e Bujqësisë, që fatkeqësisht nuk është përfunduar”, thotë rektori Dema për arbresh.info.
Këtë vit ai zotohet se do të vendoset gur themeli i Fakultetit të Bujqëisë./E.Ballazhi/arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...