Pas raportimeve në media rreth punësimit të kundërligjshëm të ish deputetes Aurora Bakalli në Fakultetin e Mjekësisë, Dekanati i këtij fakulteti dosjen e saj e dërgoi në komisionin etik pranë UP-së.
Sipas burimeve të Indeksonline, komisioni etik ka mbajtur shqyrtimin për këtë rast ku janë ftuar dëshmitarë nga katedra e mjekësisë interne dhe pastaj ky komision ka dhënë rekomandimet e tij të cilat duhet të dalin në senat, mirëpo edhe pse kanë kaluar disa muaj nuk ka një vendim për këtë çështje.
Siç është raportuar ish deputetja Aurora Bakalli para tre viteve është pranuar në pozitën e asistentes në lenden e mjekësisë interne pa e plotësuar kriterin kryesor që është kërkuar- të ketë të kryer doktoraturën të cilën e njëjta në kohen e hapjes dhe mbylljes se konkursit nuk e ka pasur.
Komisioni recensues edhe pse ka pasur kandidat që kanë konkuruar me doktoraturë të kryer e ka mbajtur raportin vlerësues hapur për disa muaj (edhe pse kjo me statut të UP-së nuk lejohet), deri sa znj. Bakalli ka doktoruar dhe pastaj pas afatit e ka dorëzuar në dosje diplomën dhe komisioni recensues ia jep recensionin pozitiv.
Pas kësaj rasti ka kaluar në komisionin e studimeve pranë UP-së ku edhe pse ka qenë evidente se e njëjta doktoraturën nuk e ka të nostrifikuar (kusht i domosdoshëm) i propozojnë senatit të emëroi të njëjtën në pozitën e asistentes ku edhe votohet.
Të njëjtës edhe përkundër kësaj ende pa përfunduar procedura në komision etik i vazhdohet kontrata edhe për tre vite si asistente. Nga burimet tona në UP është konfirmuar se pritet që së shpejti senati do të shqyrtoj rekomandimet e komisionit etik për ketë rast, në të kundërtën inspektorati i arsimit dhe prokuroria sipas detyrës zyrtare duhet të veprojnë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...