Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me vëmendje të posaçme ka përcjellë reagimet e ditëve të fundit me rastin e denoncimit në Këshillin e Etikës të disa rasteve për pretendime të ngacmimeve seksuale.
Rastet e pretenduara përbëjnë një shqetësim të vazhdueshëm për menaxhmentin e UP-së dhe në këtë rast, menaxhmenti vlerëson se adresimi i drejtë dhe meritor i të gjitha rasteve të kësaj natyre paraqet thelbin e parimit të prezumimit të pafajësisë.
Në kontekst të reagimeve të shumta publike në drejtim të Këshillit të Etikës, si instancë e pavarur statutare, menaxhmenti i UP-së bën thirrje për respektim të kompetencave dhe pavarësisë së Këshillit të Etikës, në proces të adresimit, shqyrtimit dhe vendimmarrjes meritore për secilin rast. Në të njëjtën kohë, menaxhmenti rikujton faktin se secili pjesëtar i stafit akademik, administrativ dhe punonjës të tjerë të UP-së duhet të udhëhiqet nga prirja, detyrimi dhe domosdoshmëria e pakontestueshme e respektimit të kodit të etikës, sjelljes akademike dhe kontributit për krijimin e një mjedisi të sigurt brenda UP-së, krijimin e perceptimit të tillë publik të tij, si dhe në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Menaxhmenti i UP-së siguron dhe garanton tërë opinionin publik, palët në proces, studentët dhe pjesëtarët e stafit akademik dhe jo vetëm, se adresimi i çdo pretendimi për sjellje që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ, të kujtdo qoftë, do të përcillet me vëmendje të shtuar, deri sa të marrë epilog meritor në përputhje të plotë me procedurat dhe rregullat në fuqi, bazuar në faktet dhe provat për secilin rast.
Ndryshe, studentet aktiviste bashkë me Lëvizjen Feministe Studentore, protestojnë duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit të Etikës.
“Ngacmimi seksual është krim!” , “Studime, pa ngacmime seksuale”, “Ngacmimi seksual jashtë UP-së” e “Përjashtoni Xhavit Krasniqin” janë disa prej parullave që janë vendosur na hyrje të ndërtesës së Rektoratit të UP-së “Hasan Prishtina”, nga Lëvizje Feministe Studentore./rtk/
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave