UNMIK-u bën të ditur se në dhjetor të vitit 2016 i dërgoi Interpolit notën e autoriteteve të Kosovës, përmes së cilës kërkohej që fletarrestet ndaj 20 qytetarëve të Kosovës të mënjanohen, bën të ditur Tanjug.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë në këtë mënyrë ndërmjetësoi mes Prishtinës dhe Interpolit në bazë të rolit që ka në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244.
Kështu thuhet në komunikatën të cilën zëdhënësi i zyrës së UNMIK-ut për Komunikim Publik dhe Punë Publike, Sanam Dollatshah ia ka dërguar Tanjugut si përgjigje në pyetjen e agjencisë, përmes së cilës UNMIK-u ka dhënë pëlqimin se kërkon mënjanimin e fletarrestimit ndaj kryeministrit aktual të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Serbia e ngarkon për krime lufte, si dhe çfarë natyre në fakt janë ato fletarreste.
Në sqarimin rreth rolit të UNMIK-ut në lidhje me vendimin e Interpolit, në komunikatë theksohet se “në përputhje me rolin e UNMIK-ut në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, më 2002 UNMIK-u ka nënshkruar Memorandumin për Mirëkuptim me Interpolin”.
Bëhet fjalë për Memorandumin “Bashkëpunimi për pengimin e krimit dhe në të drejtën penale”, qëllim i së cilit, siç thuhet, ishte që të vendoset korniza për bashkëpunim ndërmjet dy palëve, përfshirë shkëmbimin e informatave policore, publikimin dhe qarkullimin fletarresteve të Interpolit, qasjen në rrjetet dhe bazat e të dhënave të Interpolit…, shkruan Tanjugu, transmeton Koha.net.
Në komunikatë bëhet e ditur se Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Interpolit dhe UNMIK-ut është ende në fuqi.
“Prandaj, UNMIK-u vepron si ndërmjetës ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Interpolit, kur bëhet fjalë për të gjitha çështjet në lidhje me pengimin e kriminalitetit, bashkëpunimin policor dhe të drejtën penale”, thuhet në komunikatë.
Në këtë kontekst, thuhet në vazhdim, UNMIK-u në dhjetor të vitit 2016 i ka dorëzuar Interpolit notën e autoriteteve të Kosovës, në të cilën kërkohet mënjanimi i fletarresteve ndërkombëtare kundër 20 qytetarëve të Kosovës, dhe këtë e ka bërë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, “siç ka vepruar në të gjitha rastet në të kaluarën”.
Interpoli ka hequr nga lista e të kërkuarve 18 persona nga Kosova që i kërkon Serbia, dhe ndër ata emra është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Të gjithë ata janë të lirë të udhëtojnë jashtë territorit të Kosovës pa ndonjë problem.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...