UNMIK-u dënon sulmin në veri: Autorët e tij të mbajnë përgjegjësi

11:43 | 24 Shtator 2023
E.H

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka reaguar pas sulmeve me armë në veri ndaj policisë së Kosovës duke bërë thirrje që autorët e vrasjes së një polici, të mbajnë përgjegjësi.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër”, thuhet në reagim.

Mes tjerash, në njoftimin për media të UNMIK-ut, theksohet se ky mision po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme