Përfaqësuesja speciale e sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar sulmet kundër policisë së Kosovës në ditët e fundit.
Ziadeh ka bërë thirrje që autorët e këtyre veprimeve të mbajnë përgjegjësi, derisa ka kërkuar vetëpërmbajtje.
“Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Ziadeh.
Veturat e Policisë së Kosovës janë sulmuar disa herë gjatë katër ditëve të fundit në veri të Kosovës.
Gjatë ditës së premte ndaj Policisë është hedhur grantë dore dhe është gjuajtur me kallashnikov. Ndërkohë që një sulm tjetër ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku vetura e Policisë, është sulmuar me mjete piroteknike./ reporteri/
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent