Edhe këtë vit, Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina” organizon eventin, tashmë tradicional “Universiteti Veror i Prishtinës”, i cili mbledh studentë dhe profesorë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në njërin nga 14 kurset e ofruara nga ky Universitet.
Për Arbresh.info, Bleranda Dragusha nga Zyra për Marrëdhënie për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Universitetit të Prishtinës ka thënë se rreth 300 studentë vendor e të huaj janë pjesëmarrës në këtë edicion, i cili zhvillohet në gjuhën angleze.
“Është një program i cili ofrohet në një kohëzgjatje dy javore në të cilën kemi bërë përzgjedhjen e shumë studentëve, në përgjithësi kemi rreth 300 studentë nga gjithë globi, në përgjithësi kemi pranuar studentë nga Izraeli, Amerika, Gjermania, Turqia, vendet e rajonit: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, të cilët kanë rastin me e ndjek Universitetin Veror në këtë edicion, gjithashtu kemi edhe studentë veror që kanë pasur fatin të përzgjidhen në kurset përkatëse ku kanë aplikuar”, tha ajo.
Dragusha tha se ende nuk ka statistika të sakta se sa nga studentët janë vendorë e sa ndërkombëtarë, mirëpo në përgjithësi, sipas saj, janë mbi 100 studentë ndërkombëtarë dhe 150 e më shumë vendorë.
“Në përgjithësi janë mbi 100 studentë ndërkombëtarë dhe 150 e më shumë janë studentë vendor, ende nuk i kemi statistikat e fundit sepse në fund të edicioni ata kanë për tu certifikuar, domethënë kanë për të kaluar një provim të cilin jo të gjithë kanë mundësi ta kalojnë, pastaj i kemi notat e vlerësimit që do të ofrohen nga profesorët tanë dhe pastaj në përfundim të këtij edicioni që do të jetë të premten, me 14 korrik do të marrim numrin e saktë të studentëve të cilët kanë mundësinë të certifikohen në kuadër të këtij edicioni.”, u shpreh Dragusha.
Risi e këtij edicioni, sipas saj, është lokacioni i zhvillimit të aktiviteteve, i cili ndryshe nga vitet e kaluara
Edicioni ka “bllokuar” sheshin “Xhorxh Bush” duke i ofruar ekspozicion më të madh Universitetit Veror.
“Siç po e shihni, e kemi bllokuar gjithë sheshin e Prishtinës. Është diçka risi që nuk ka ndodhur më herët, sepse çdo herë i kemi zhvilluar aktivitetet në kampusin e Universitetit të Prishtinës”
Pas ligjëratave, studentët kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete shoqërore.
Ajo tregon se në kuadër të këtij edicioni janë zhvilluar edhe workshope, forume të ndryshme, ligjërata të hapura.
Ndërkaq, katër kreditë e fituara, mund të barten në Universitetin përkatës.
Në mesin e 14 kurseve të ofruara nga Universiteti Veror, është edhe “Urban Inovation” i cili ligjërohet nga profesori gjerman nga Universiteti i Dortmundit, Christian Mochalla dhe co-profesoresha, Violeta Nushi nga Universiteti i Prishtinës.
“Ndihemi krenar që kemi qenë pjesë e Universitetit Veror të Prishtinës me kursin ‘Inoviacioni në kampin e Universitetit të Prishtinës” i cili është një ndër kampet me potencialin më të madh të zhvillimit meqenëse është në qendër të qytetit, ofron shumë mundësi për zhvillimin e tij dhe qëndrueshmërinë e tij në të ardhmen”, tha ajo.
I lumtur për pjesëmarrjen u shpreh profesori Mochalla, i cili tregoi mbi diversitetin e kursit për nga prejardhja dhe profilizimi.
Profesori i arkitekturës Dizajnin Urban nga Universiteti i Dortmundit dhe Christian Mochalla.
“Jam me të vërtetë i lumtur që kam mundësinë të jem këtu dhe të jap këtë kurs. Ky kurs është një përzierje e studentëve gjermanë dhe studentë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe përbëhet nga studentë të arkitekturës, Sociologjisë, Dizajnit, Inxhinieri Civile. Kështu që është një mundësi shumë e mirë për ne që të punojmë këtu.”, tha profesori Mochalla për Arbresh.info.
Në kuadër të kursit, propozohen edhe ide inovative për kampusin e Universitetit të Prishtinës, bëri të ditur profesori gjerman.
“Ne po punojmë në kampus që është një vend shumë i rëndësishëm për Prishtinën, Universitetin ashtu si dhe prishtinasit si dhe komunën dhe ne jemi duke ndërtuar një model të madh të kapmusit dhe ne po mundohemi të rrisim kampusin duke bërë propozime inovative si psh duke bërë rregullime”, tha profesori gjerman.
Edhe profesoresha Nushi foli rreth projektit, duke thënë se ishte ideja e profesorit duke u shprehur krenare për këtë detyrë.
“Bashkë me profesorin Chirstian kemi bërë të mundur që përmes studentëve edhe ndërkombëtarë edhe vendorë të profileve të ndryshme të tregojmë sa më tepër potencialin që ka kampusi në pikëpamje të hapësirave të përbashkëta, të lëvizjeve të lira, të interferimit të pikëpamjeve ose pasqyrës së bukur që mund të ketë kampusi për qytetarët, meqenëse është hapësirë publike të cilën studentët bashkë me mësimdhënësit e ndajnë bashkë me komunitetin dhe qytetarët e Prishtinës”, tha ajo.
Njëri nga studentët vendor, i cili është pjesëmarrës në këtë edicion të “Universitetit Veror” është edhe Arian Vula, student i vitit të tretë në departamentin e Sociologjisë. Ai foli për përvojën e tij në kursin e “Urban Inovation” dhe gjithë organizmin në përgjithësi.
Vula, eksperiencën në këtë kurs e ka vlerësuar si shumë të mirë.
“ Si eksperiencë, si djalë i ri që jam është shumë mirë, sepse takon të huaj, takon kolegë edhe kështu me radhë, por, edhe nga ana akademike sepse ke kurse që mëson gjëra të reja dhe është mundësi shumë e mirë sidomos për ne që jemi të Kosovës e lëre më për ata që janë jashtë”, tregon ai.
“Universiteti Veror është shumë intensiv në këto aktivitete, nuk na lë që të mërzitemi në një farë forme, kemi pasur eskurzion në vende të ndryshme të Kosovës dhe ka qenë shumë bukur sepse kemi qenë në vende karakteristike të Kosovës dhe kemi kaluar mirë”, është shprehur ai.
Ndryshe, ky është edicioni i 22-të me radhë, i cili zgjat dy javë të mbushura me aktivitete atraktive për studentët, ashtu edhe për profesorët. /Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...