Universiteti amerikan“Johns Hopkins”, i cili publikon të dhënat për rastet e koronavirusit në tërë botën, në një komunikim me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ka njoftuar se rastet e Kosovës deri më tani kanë qenë të përfshira në listën e Serbisë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është drejturar Universitetit “Johns Hopkins” me një shkrim në rrjetin social Twitter, duke i kërkuar sqarime pse Kosova nuk gjendet në listën e vendeve të prekura nga virusi COVID-19.
“Universitet “Johns Hopkins”, Jam i befasuar që po shoh se Kosova nuk është e përfshirë në qendrën tuaj të burimeve. Po, ajo është shtet, e njohur nga Shtetet e Bashkuara, ku ju e keni bazën dhe po, ne kemi raste të konfirmuara të Covid-19. Ne vetëm duam të luftojmë së bashku me të gjithë”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
E nuk ka munguar as përgjigja e këtij universiteti, ku është theksuar se rastet e Kosovës deri më tani kanë qenë të përfshira në listën e Serbisë.
“Rastet e Kosovës tani për tani janë të listuara në listën e Serbisë, por ekipi që merret me hartën planifikon t’i ndajë ato. Ndërkohë ne e çmojmë durimin tuaj”, thuhet në postimin e Universitetit “Johns Hopkins”.
Ndërkohë, derisa Kosova nuk bënte pjesë në listën e vendeve me koronavirus, kishte reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, përmes një postimi në Tëitter duke i bërë thirrje Jons Hopkins që t’i regjistrojë edhe të dhënat e Kosovës në hartën për rastet me koronavirus.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?