Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se janë renditur në vendin 713 në databazën e Scimago-s.
Këtë ata e shohin si një sukses, duke u renditur në këtë vend nga vendi nga 5637 institucionet e përfshira në këtë renditje.
Ata bëjnë të ditur se vetëm në Evropën Linore, “Hasan Prishtina” zë vendin e 87.
Ky është njoftimi i tyre:
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është renditur në vendin e 713 në databazën e Scimago-s.
Në këtë renditje, në të cilën UP-ja është institucioni i vetëm i Kosovës dhe i gjithë hapësirës shqiptare (jo vetëm si universitet, por edhe si institucion), ai renditet në vendin e 713 nga 5637 institucionet e përfshira në renditje, ndërkaq, zë vendin e 87 nga të gjitha universitetet e renditura të Evropës Lindore.
Në garën e institucioneve të arsimit të lartë, në këtë ranglistë, ku prin Universiteti i Harvardit, UP-ja renditet i 563-ti në botë, duke lënë pas vetes universitete të shumta me renome botërore.
Ky është viti i parë, në të cilin UP-ja është pjesë e kësaj rangliste prestigjioze botërore.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, shprehet i lumtur për vlerësimin e punës së stafit akademik, gjë e cila ka rezultuar me renditjen e lartë të UP-së në databazat e njohura, siç është ajo e Scimago-s dhe Ëebometrics.
“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke u renditur në top 800-shen e institucioneve shkencore në botë, ka dëshmuar edhe një herë që vazhdon të jetë universiteti numër një kudo që flitet shqip” tha Dema.
Rektori Dema për këtë sukses uron organet drejtuese, stafin akademik dhe administrativ, studentët e UP-së, qeveritarët dhe gjithë qytetarët.
Ndërkaq, për prorektorin për kërkime shkencore në UP, prof. dr. Faton Berisha, ky sukses i Universitetit të Prishtinës i tejkalon pritjet e tij për arritje shkencore gjatë mandatit të menaxhmentit aktual të UP-së, me në krye profesor Demën, veçanërisht për nga aspekti i kualitetit të kërkimeve shkencore.
Rangimin e lartë të UP-së në databazën e Scimagos, e përshëndetën edhe zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Heset Sahiti dhe shefi i Programit të Transformimit të Lidershipit – Bursave dhe Partneriteteve, Ëorld Leaning, z. Carl Hammerdorfer. Ata uruan menaxhmentin e UP-së për suksesin e shënuar.
Databaza Scimago metodën e renditjes e ka kryesisht të bazuar në punimet e publikuara dhe të indeksuara në databazën e njohur Scopus. Për këtë, ky sukses i Universitetit të Prishtinës, është njëri ndër sukseset më të mëdha të shkencës në vendin tonë viteve të fundit.
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...