Këshilli drejtues i Universiteti të Prishtinës (UP) ka mbajtur mbledhje ku është marrë vendim për themelimin e Qendrës për Studentët me Nevoja të Veçanta.
Në njoftim thuhet se qëllimi është të sigurojë një hapësirë të sigurt, mbështetëse dhe të pajisur me infrastrukturën adekuate për të përmbushur nevojat e studentëve me nevoja të veçanta, duke i fuqizuar ata te arrijnë potencialin e tyre të plote në rrugëtimin e tyre arsimor, përcjell Arbresh.info.
“Në kuadër të kësaj nisme, në çdo njësisë akademike, janë trajnuar zyrtarë për çështje të shërbimeve të studentëve të cilët do punojnë direkt me studentët me nevoja të veçanta dhe do jenë pikë komunikuese mes njësisë akademike, dhe studentëve dhe qendrës”, thuhet në njoftim.
UP tutje thekson se kjo nismë përputhet me vlerat thelbësore të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të UP-së, për të krijuar një mjedis arsimor që përqafon dhe feston aftësitë dhe kontributet unike të çdo individi.
“Iniciativa për themelimin e kësaj qendre në UP, nga prorektorja z.Llullaku, dhe e miratuar nga KD-ja, është një përpjekje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Prishtinës, Forumit të Kosovës për Aftësinë e Kufizuar, dhe zyrës se zëvendëskryeministrit të pare”, thuhet në njoftim.
Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim UNDP, do ta mbështes financiarisht themelimin e kësaj qendre./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...