Universiteti i Prishtinës sot feston 54 vjetorin e themelimit.
Për nder të këtij përvjetori ndahen mirënjohje për stafin akademik, shkruan Arbresh.info.
Ceremonia e ndarjes do të mbahet në orën 14:00 në Sallën e Senatit të UP-së.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës./Arbresh.info/
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e...
Policia aksion në Prishtinë dhe Mitrovicë, arreston tre pers...
Syla: Presidentja Osmani pas fjalimit në Kuvend do të duhej ...
Thellohet ndarja, Peci provon t’ia marrë Presidentes patrona...
Hamza: Me mua si kryeministër asnjë punëtor nuk do të lihet ...
Planifikonte një sulm me bombë në bursën e New York, arresto...