Google ADS

Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë nderon sot me çmimin “Doctor Honoris Causa” Gjeneralin Wesley K. Clark

08:19 | 6 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, menaxhmenti i Universitetit do të ndajë çmimin Doctor Honoris Causa, Gjeneralit Wesley K. Clark – ish-Komandant Suprem i NATO-s për Evropë.

U.D. Rektori të Universitetit “Fehmi Agani” Zeqir Hashani ka thënë se në bashkërendim me Senatin kanë marr vendim për t’i dhënë titullin “Doctor Honoris Causa” Gjeneralit Wesley K. Clark për përkushtimin, kontributin dhe ndihmën e tij të dhënë Kosovës në kohën e luftës në Kosovë.

Ceremonia e manifestimit të 10-vjetorit mbahet sot duke filluar në ora 12:00, në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme