Dita e parë e regjistrimeve në universitete i gjen të rinjtë përpara dilemash.
Ekselentët që kanë fituar deri në dhjetë degë, po bëjnë konsultimet e fundit mbi drejtimin që do të marrin në jetë, ndërsa të tjerë nxënës, gjithashtu shumë të mirë, gjenden mes hamendësimeve nëse me pikët që kanë dhe rendin në klasifikim a fitojnë dot degën e preferuar deri në fund të këtij raundi regjistrimesh.
Më me fat janë ata që duken afër fitores dhe që me padurim presin kalimin e 48 orëve në vijim për të parë nëse dega e preferuar do të ngjyroset me të gjelbër. Në ndihmë të tyre, por dhe të rinjve që iu duhet të presin më gjatë, rrjeti akademik shqiptar që menaxhon portalin u-albania, ka hartuar një manual udhëzues.
KËNDI I MATURANTIT
Me këtë emër logohet në këndin personal të çdo kandidati, përmes së cilës çdokush monitoron vijimësinë e garës për të siguruar një vend në universitet. Që kjo të rezultojë e suksesshme, aplikanti duhet të dijë ta menaxhojë atë, duke njohur më parë “kodet” e portalit. E gjelbra nënkupton që ai e ka fituar një degë dhe në rast se regjistrohet do të qëndrojë e tillë deri në fund të garës, ndërkohë që me ngjyrë gri do t’i shfaqen të gjithë të tjerat ku nuk do të mund të regjistrohet dot nëse i refuzon fillimisht.
Ngjyra e verdhë është sinjali pozitiv dhe i shumëpritur për çdokënd, pasi sinjalizon se në 48-orëshin e fazës së ardhshme, ka mundësinë të regjistrohet, ndërsa ngjyra e kuqe, ashtu si në semaforin e këmbësorëve, nënkupton një JO. Përveç domethënies, kandidati, përpara se të veprojë, duhet të dijë edhe ca rregulla. Nëse zgjedh të presë për të fituar një degë tjetër, e humbet të drejtën e regjistrimit te dega që aktualisht mund ta ketë shënjuar me të gjelbër (dhe që në fazën tjetër shënjohet me gri).
Ndaj, ekspertët e RASH këshillojnë të shihni me kujdes dy kolonat e fundit të tabelës së preferencave, të cilat përditësohen vazhdimisht. “Kuotat e lira në fazën e ardhshme” tregojnë vendet që lirohen në atë degë, ndërsa “klasifikimi në fazën e ardhshme” tregon renditjen në klasifikim.
“Në këtë rast, këshillojmë të monitoroni dy kolonat e fundit për secilën degë, në mënyrë që të shikoni se ku keni mundësinë të shpalleni fitues gjatë nënfazave vijuese. Nëse në një degë jeni pranë limitit të kuotave dhe ka pasur fitues që nuk janë regjistruar në atë program studimi, ajo degë do t’ju shfaqet me të verdhë”, thonë ekspertët e RASH.
Për ata që nuk gjejnë vend në universitet në shtatë fazat e këtij raundi, janë edhe dy raunde të tjera që do të zhvillohen përgjatë dy muajve në vijim dhe që synojnë ezaurimin e kuotave në universitetet publike dhe ato private.
DOKUMENTET PER REGJISTRIM
a. dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
b. fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA;
c. deklaratën, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses se sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e
sekretarisë.
Sekretaritë mësimore mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit, datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e aplikantëve të regjistruar. Pas
nënshkrimit në regjistër, nga ana e sekretarisë mësimore, në prani të aplikantit kryhet regjistrimi online në portalin U2-Albania.
2-3 shtator Faza I
4-5 shtator Faza II
6-7 shtator Faza III
8-9 shtator Faza IV
10-11 shtator Faza V
12-13 shtator Faza VI
14-15 shtator Faza VII
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona