Vjosa Osmani ka bërë pesë ditë në pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovë.
Osmani në ditën e parë që mori këtë post nisi edhe takimet me përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.
Osmani për këto ditë sa është ulur në postin e të pares së shtetit gjeti kohë të realizojë disa takime por jo edhe me përfaqësuesit e pesë partive politike, Albin Kurtin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn e Behgjet Pacollin, shkruan Arbresh.info.
Arbresh.info, mëson se ftesë për takim deri në këtë kohë nuk ka shkuar në pesë subjektet e tjera politike nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re.
Arbresh.info ka pyetur kabinetin e Vjosa Osmanit nëse gjatë ditëve në vijmë do të ju shkojë një ftesë për takim edhe partive të tjera por nuk ka arritur të marrë përgjigje.
Këto janë të gjitha takimet e Vjosa Osmanit si drejtuese e Kosovës:
U.d. Presidentja Osmani takoi komandantin e KFOR’it, gjeneral Michele Rissi-n.
Osmani me të bisedoi për ngjarjet e fundit në vend dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe KFOR-it.
Ajo e njoftoi gjeneral Rissin mbi hapat që institucionet e vendit po i ndërmarrin për të ruajtur unitetin nacional dhe funksionimin e mirëfilltë të institucioneve.
U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Abërie Nagavci, si dhe ministrin e drejtësisë Selim Selimi, kanë takuar përfaqësueset e organizatës “Thirrjet e nënave”, nga Gjakova.
Në takim u diskutua për Ligjin për të pagjeturit, i cili nga të pranishmit në takim u konsiderua i domosdoshëm.
Ajo kërkoi që procesi i hartimit të Ligjit për të pagjeturit të finalizohet në një periudhë të afërt dhe i njëjti të miratohet në Kuvend. Ajo kërkoi koordinim ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës që në tekstin final të këtij Ligji të përfshihen edhe rekomandimet e organizatës
“Thirrjet e nënave” dhe organizatave të ngjashme që përfaqësojnë familjet e të pagjeturve. Përmes këtij ligji, ndër të tjera, do të mundësohej edhe përkrahja institucionale për familjet e të pagjeturve.
Ndërkaq ministri i drejtësisë, Selim Selimi shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ky Ligj të miratohet sa më parë dhe i njëjti të procedohet për miratim në Kuvend.
U.d. Presidentja Osmani dhe nënkryetarja e Kuvendit, znj. Nagavci nga ana tjetër thanë se Kuvendi do të shtyjë përpara përsipër këtë çështje duke shpresuar që ky ligj të marrë përkrahjen e nevojshme të të gjitha grupeve politike.
U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani takoi Komandantin e FSK-së, gjeneralleitënant Rrahman Rama
Në takim u diskuta për rëndësinë e koordinimit dhe stabilitetit institucional.
U.d. e Presidentes, zonja Osmani ofroi përkrahje për FSK-në dhe procesin e tranzicionit të saj.
E, Osmani pos atyre vendor takoi edhe ambasadoret e Kuintit dhe të Zyrës së BE-së
U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, takoi sot shefin e Zyrës së BE-së, në Kosovë,z. Tomas Szunyog, si dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit.
Osmani i informoi ambasadorët e Kuintit me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rolin e saj si ushtruese e detyrës së Presidentes në ruajtjen e stabilitetit institucional, unitetin politik, si dhe maturinë dhe kujdesin të cilin institucionet e vendit po e tregojnë në këtë fazë.
Ajo tha se do të punojë fuqishëm me të gjitha institucionet e vendit, partitë politike dhe ambasadat e vendeve mike, për ta forcuar më tej jetën politike dhe institucionale në vend.
Ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe ai i BE-së e siguruan u.d. Presidenten Osmani për përkrahjen e mëtejme të vendeve të tyre për popullin dhe institucionet e Kosovës, si dhe i dëshiruan sukses në përgjegjësitë e reja, të cilat ia jep Kushtetuta e vendit.
Ani pse nuk është se ka mirë raportet me ish’ bashkëpartiaket e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo thirri në takim kryeministrin Avdullah Hotin e ministrin e Shëndetësi, Armend Zemajn, shkruan Arbresh.info.
Me Hotin tha se u dakorduan për një bashkëpunim ndër institucional pas situatës së krijuan në vend nga Gjykata Speciale e pandemia covid-19.
“U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj, të shoqëruar edhe nga drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.
Në takim u diskutua gjendja aktuale në sferën e menaxhimit të pandemisë Covid-19 si dhe mundësitë e koordinimit institucional.
U.d. Presidentja Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19.
Ajo ka shfaqur gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në nismat e saj që kanë për synim përballimin e pasojave nga pandemia.
Ndërkaq ministri Zemaj e ka njoftuar u.d. Presidenten për masat anticovid, duke paralajmëruar kategorizimin e komunave sipas numrit të banorëve të infektuar.
Ai ka thënë se vendimet e MSH-së do të jenë në përputhje me situatën në terren”, thuhet pas takimit.
Vjosa Osamni të gjitha këto takime i zhvilloi me idenë dhe thirrjen që duhet unifikim i përbashkët nga i gjithë spektri politik vendor për të kaluar situatën politike dhe pandemike që gjendet vendi.
Ndryshe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është i vetmi që ka bërë publik kandidaturën e tij për President të Kosovës./arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel