Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani priti sot në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, me të cilin biseduan për partneritetin në fushën e shëndetësisë në Kosovë. Të dy institucionet janë gati të mbështesin planin vjetor të aktiviteteve me qëllim të realizimit të objektivit të përbashkët – shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë.
Brandao Co e ka vlerësuar lart partneritetin e gjatë midis UNICEF-it dhe MSh-së në Kosovë, duke vënë theksin në bashkëpunimin në fushën e përmirësimit të shëndetit të fëmijëve dhe procesin e mirë të imunizimit të tyre, në të cilin proces, UNICEF-i ndihmon MSh në prokurimin e vaksinave të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë kost-efektive dhe të sigurta.
Shefi i UNICEF-it përgëzoi Ministrinë edhe për Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2017-2020 për të cilën tha se është një dokument i fuqishëm për zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe u zotua për vazhdimin e partneritetit.
Ministri Rrahmani falënderoi UNICERF-in për përkrahjen e MSh-së dhe sektorit shëndetësor si në fushën e imunizimit, vizitave shtëpiake, ngritjen e kapaciteteve për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe theksoi se çështjet shëndetësore që lidhem me fëmijët, Ministria i trajton me prioritet të lartë.
Sipas komunikatës të MSH-së, ministri dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë thanë se të dy institucionet janë gati të mbështesin planin vjetor të aktiviteteve me qëllim të realizimit të objektivit të përbashkët – shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...