UNICEF mohon ardhjen e Rita Orës

15:49 | 8 Prill 2019
Arbresh.info

Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka mohuar se këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora do të vij nesër në Kosovë.

Kështu kanë thënë nga kjo organizatë për arbresh.info.

“ Jo nuk ka asgjë të vërtetë, janë veç fjalë”, kanë thënë nga UNICEF.

Edhe nga organizata Woman for Woman kanë thënë se nuk kanë informacione për ardhjen e Ritës

‘Jo nuk kemi asnjë informacion”, kanë thënë nga W4W

Ndryshe gjatë ditës është raportuar se Rita Ora të martën do të arrij në Kosovë në me ftesë të UNICEF-it. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme