Gjatë tre muajve të kaluar, Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe Smart app mbështetën njëmbëdhjetë uebinarë për përforcim të kapaciteteve të mësimdhënësve, edukatorëve dhe praktikantëve të tjerë në arsim, në tema që kanë lidhje me zbatim të metodave inovative të mësimit me fokus në mjetet digjitale dhe mësimit digjital. Mbi 23 000 pjesëmarrës morën pjesë në sesionet e realizuara përmes platformës për mësim Eduino.
Zyra e UNICEF-it në vend njoftoi se me fokus të shkëmbimit të praktikave më të mira mes mësimdhënësve dhe këshillave nga kolegët, uebinarët përfshinë tema si: vlerësim formativ në kushte të mësimit hibrid, prezantim të modelit “klasa e përmbysur”, përgatitje të mësimit interaktiv dhe asinkrone, mësim kreativ përmes lojës dhe shfrytëzimit të të ardhurave nga dizejnet si metodë e mësimit.
Në kushte të rrezikut më të lartë që fëmijët të largohen nga arsimi për shkak të mbylljes së shkollave gjatë Kovid-19, uebinarët gjithashtu iu prezantuan mësimdhënësve hyrje në kornizë për zbulimin dhe ofrimin e ndihmës së fëmijëve që janë në rrezik që ta ndërprejnë arsimin e tyre.
Uebinarët ishin mbështetur nga iniciativa e UNICEF e financuar nga programi rajonal i Bashkimit Evropian “Zbutje e ndikimit të Kovid-19 në jetën e fëmijëve dhe prindërve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë” në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillim të Arsimit, ndërsa ishin realizuar nga laboratori Smart – ap për inovacione sociale.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua