Derisa beteja kundër COVID-19 ende po vazhdon, zyra e UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me partnerët është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të mbështet stafin mjekësor që janë në vijë të frontit me pandeminë, përgjatë punës së tyre.
Si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar përhapjen e virusit korona, UNICEF-i, me përkrahjen e Qeverisë së Japonisë, sot i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 367, 580 pajisje personale mbrojtëse (PMP).
10% e këtyre pajisjeve do të shpërndahen në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë dhe Gracanicë, thuhet në njoftimin e qeverisë, raporton arbresh.info.
Gjate ceremonise se donacionit, i ngarkuari me punë i Qeverisë së Japonisë në Kosovë, Z. Ogasaëara Mitsunori tha se: “Këto furnizime vijnë në kohën kritike për të mbështetur përpjekjet e përbashkëta për të parandaluar përhapjen e COVID -19.”
UNICEF-i do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet parandaluese në komunitete për ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe prindërve e kujdestarëve të tyre në kordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjën e donatorëve.
Ministri i Shëndetësisë, Z. Armend Zemaj falenderoj Qeverine e Japonisë dhe popullina japonez për mbështetjën dhënë Kosovës.
Gjatë ditëve në vijim, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH-në, UNICEF-i do të sjellë pajisje shtesë të mbrojtjes personale (PMP) për punëtorët shëndetësorë në vijë të frontit.
“UNICEF bën thirrje të vazhdueshme të merren tre masat e thjeshta për t’i zvogëluar mundësitë e infektimit apo përhapjes së COVID-19: • Mbani maskën në hapësirat publike; Mbani distancë prej së paku 1.5 metrash mes jush dhe të tjerëve, si dhe Pastroni duart mirë dhe rregullisht me sapun dhe ujë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...