Sipas një vlerësimi nga UNICEF-i, nga 43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, vetëm 5,300 vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë. Ndërkaq 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë mbetur jashtë shkollave.
Fiona është një vajzë 13 vjeçare me aftësi të kufizuara e cila jeton në Fushë Kosovë dhe për të ky vit do të jetë i veçantë pasi që ajo do të kthehet në shkollë pas plotë tri vitesh larg bankave shkollore. E gjithë kjo është bërë e mundur falë zyrtarëve komunal të arsimit të cilët kanë gjetur zgjidhjen për Fionën dhe shumë fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuar, që të përgatiten për vitin e ardhshëm shkollor 2019.
Të mërkurën, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB (PSSP), dhe shef i zyrës së UNMIK, Zahir Tanin lansoi anketën e UNICEF te më shumë se 5,000 të rinj nga e gjithë Kosova duke i pyetur ata mbi perceptimin e tyre për bërjen e arsimit të qasshëm dhe gjithëpërfshirës për fëmijët siç është Fiona.
UNICEF përdori platformën e tij “U Report”, e cila është në dispozicion përmes “Facebook” dhe “Viber” dhe ku të rinjtë shprehin mendimet e tyre dhe shërbejnë si agjent pozitiv të ndryshimit në komunitetet e tyre.
“Gjatë ditës së djeshme, së bashku me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB (PSSP), Zahir Tanin, kemi pyetur më shumë se 5,000 të rinj nga e gjithë Kosova mbi perceptimin e tyre për bërjen e arsimit të qasshëm dhe gjithëpërfshirës për fëmijët siç është Fiona. Për këtë e kem përdorur platformën sociale “U-Report”, e krijuar nga UNICEF. 59 për qind e të rinjve ju përgjigjen pyetësorit duke shprehur perceptimin e tyre se: Shoqëria në Kosovë përgjithësisht nuk është gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu, 39 për qind e të rinjve identifikuan mentalitetin përjashtues të shoqërisë si barriera më e madhe për gjithëpërfshirjen.
“Barrierat e tjera përfshinin mungesën e përfitimeve në para (22%), mungesën e shërbimeve (14%), mungesën e legjislacionit dhe politikave gjithëpërfshirëse (14%). Kërkesa më e madhe e të rinjve nga institucionet e Kosovës është ofrimi i asistentëve personal në shkolla (33%). Të rinjtë besojnë se ofrimi i një kurrikule të përshtatur për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuar (30%), pajisjet ndihmëse, përfshirë karrocat (17%), transporti për në shkollë pa pagesë (15%) dhe fizioterapia (5%), do të përmirësonin edhe më shumë qasjen në arsim. Të rinjtë po ashtu identifikuan mbështetjen më të madhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar si: mbështetja financiare (34%), mbështetja nga komuniteti (24%) dhe shërbimet profesionale dhe trajnimet. E drejta për arsim është e përcaktuar qartë në Kushtetutën e Kosovës dhe nëpërmjet harmonizimit të legjislacionit të saj me Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) dhe Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ). Me kalimin e kohës është rritur regjistrimi në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, por shumica dërmuese e fëmijëve me aftësi të kufizuara akoma nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe shumë prej tyre janë të përjashtuar nga sistemi arsimor. Meqenëse arsimi ndërlidhet ngushtë me vende më të mira pune, jetë të shëndetshme, siguri sociale dhe ekonomike dhe mundësi për pjesëmarrje të plotë në shoqëri, ne e dimë që fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilëve iu mohohet e drejta për arsim, kanë gjasa të përjashtohen edhe nga shoqëria”, thuhet tutje në kumtesë.
Të dhënat mbi gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të pakta apo nuk ka fare. MICS 2019 aktualisht është duke u realizuar dhe pritet që të jap të dhëna më të besueshme dhe numra aktualë. Megjithatë, sipas statistikave të fundit të publikuara nga MASHT, numri i përgjithshëm i nxënësve me aftësi të kufizuar fizike të verifikuar është 5,294, nga të cilët 41% janë femra dhe 59% janë meshkuj. Fakti që aftësia e kufizuar duhet të verifikohet për t’u njohur është problem pasi që mund të ketë më shumë fëmijë me vështirësi emocionale dhe vështirësi në të nxënit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në shkollë, por nuk janë të verifikuar. Gjatë vlerësimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara zakonisht merret për bazë një model mjekësor, duke përjetësuar idenë se ata kanë probleme që duhet të rregullohen nga profesionistët shëndetësorë, në vend se të trajtohet mënyra se si mund të mbështetet secili fëmijë për t’i tejkaluar barrierat që i kufizojnë ata në shoqëri apo se si shoqëria duhet të përshtatet për ta lehtësuar jetën e tyre, në mënyrë që edhe ata të mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre.
Llojet e aftësisë së kufizuar të identifikuara në sistemin shkollor përfshijnë aftësitë e kufizuara intelektuale, fizike, komunikuese, emocionale, autizmin, sindromën Down, si dhe dëmtimet në të dëgjuar dhe të folur. Vlerësohet se fëmijët me aftësi të kufizuara përbëjnë afërsisht 2.1 përqind të nxënësve në shkolla, por rreth 15% të popullsisë bazuar në vlerësimet globale për mbizotërimin e aftësisë së kufizuar. Kjo jep një ide të përafërt të shkallës së përjashtimit të tyre. Kjo sfidë mund të shumëfishohet nëse ata vijnë nga ekonomi familjare të varfra, veçanërisht që jetojnë në një zonë të largët ose janë pakica etnike jo-serbe.
Fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të ndjekin shkollim dhe t’ju njihen dhe zhvillohen shkathtësitë e tyre. Ky është vendi ku ata do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për arsim dhe të shfrytëzojnë plotësisht kapacitetet e tyre për përfitime personale, si dhe ato kolektive. Shefi i Zyrës së UNICEF në Prishtinë, Murat Sahin, i fton institucionet e Kosovës që të ndajnë burime të mjaftueshme për punësimin dhe trajnimin e më shumë mësimdhënësve dhe asistentëve, duke ofruar mbështetje shtesë për pajisje dhe hapësira të specializuara dhe përfundimisht duke lehtësuar hyrjen e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Duke vepruar kështu, do të tregojmë se ndjekja e shkollës është e drejtë e tyre dhe jo një favor apo një akt bamirësie.
Prandaj, arsimi duhet të sigurojë qasje të barabartë në të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit profesional për të cenueshmit, përfshirë personat me aftësi të kufizuara. Për më tepër, kjo do të kontribuojë edhe në rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse, pasi ka të bëjë me arritjen e punësimit të plotë dhe produktiv dhe punës së denjë për të gjithë, përfshirë personat me aftësi të kufizuara.
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës