UNICEF-i në Kosovë kërkon që fëmijët që gjenden në Qendren Korrektuese në Lipjan duhet të lirohen në këtë kohë pandemie.
“Qindra mijëra fëmijë që ndodhen aktualisht në mbajtje nëpër vende në mbarë botën janë në rrezik serioz të infektimit me COVID-19.
“Shumica e këtyre fëmijëve janë duke u mbajtur në hapësira të izoluara apo të mbipopulluara me qasje të pamjaftueshme në ushqim, shërbime të kujdesit shëndetësor dhe higjienës – kushte që janë tejet të favorshme për përhapjen e sëmundjeve si COVID-19. Një përhapje e infektimit në ndonjërën prej këtyre objekteve mund të ndodhë në çdo moment.
“Fëmijët në mbajtje janë po ashtu më të cenueshëm ndaj neglizhimit, abuzimit dhe dhunës me baza gjinore, sidomos nëse nivelet apo kujdesi i stafit ndikohet negativisht nga pandemia apo masat kontrolluese.
“Anembanë globit, fëmijët ndodhen në sisteme të drejtësisë për të mitur duke përfshirë mbajtjen në paraburgim, të mbajtur në paraburgim për shkak të emigrimit apo për arsye të tjera administrative, të arrestuar në lidhje me konflikte të armatosura, siguri kombëtare apo aktivizëm, apo që jetojnë me prindër në paraburgim. Këta fëmijë dhe ata që janë në rrezik të marrjes së virusit për shkak kushteve themelore të shëndetit fizik dhe mendor duhet të lirohen.
Në Kosovë, ne i ftojmë autoritetet gjyqësore ta rishqyrtojnë zëvendësimin e masave të paraburgimit dhe masat edukative për të miturit me masa të bazuara në shtëpi si arrest shtëpiak apo mbikëqyrje intenzive nga prindërit.
Ndërkaq Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin thotë se ka vizituar Qendrën Korrektuese në Lipjan dhe sipas tij, këta fëmijë janë të etur për t’u kthyer në shoqëri dhe për t’u bërë qytetarë produktiv.
“Së fundmi e kam vizituar Qendrën Korrektuese Edukative në Lipjan. Qendra ka fituar kapacitete të dukshme me mbështetjen e UNICEF-it gjatë dekadës së fundit. Kam takuar shumë të rinj në qendër të cilët janë duke marrë pjesë në programe të edukimit të bazuar në shkathtësi, duke përfshirë programin UPSHIFT. Këta të rinj janë të etur për t’u kthyer në shoqëri dhe për t’u bërë qytetarë produktiv”.
“U bëjmë thirrje institucioneve dhe autoriteteve të tjera ndaluese që urgjentisht t’i lirojnë të gjithë fëmijët që mund të kthehen në mënyrë të sigurt tek familjet e tyre apo në alternative të tjera. Alternativat tjera përfshijnë kujdesin nga familja e gjerë, nga familjarë të tjerë apo me bazë në komunitet.
“UNICEF-i po ashtu bën thirrje për shtyrje të menjëhershme të afatit për pranimet e reja të fëmijëve në qendrat e mbajtjes”.
“UNICEF-i dhe Aleanca për Mbrojtjen e Fëmijëve në Veprimin Humanitar, së bashku me organizatat më të mëdha për të drejtat e fëmijëve, akademikët dhe agjencitë e OKB-së kanë lëshuar udhëzues për veprimet kryesore që mund t’i ndërmarrin autoritetet për t’i mbrojtur fëmijët e privuar nga liria gjatë pandemisë. UNICEF-i mbetet i gatshëm për t’iu ndihmuar autoriteteve në përgatitjen për lirimin e fëmijëve, duke përfshirë identifikimin e kushteve të sigurta.
“Të drejtat e fëmijëve për mbrojtje, siguri dhe mirëqenie duhet të mbështeten në çdo kohë, e sidomos gjatë krizave sikur ajo me të cilën bota po përballet sot. Mënyra më e mirë për t’i përkrahur të drejtat e fëmijëve në mbajtje në mesin e një pandemie të rrezikshme është lirimi i tyre i sigurt”.
###
Rreth UNICEF-it
UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije, në çdo gjë që ne bëjmë. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta kthyer këtë angazhim në veprime praktike, duke bërë përpjekje të posaçme për të arritur fëmijët më të cenuar dhe të përjashtuar, në dobi të të gjithë fëmijëve, kudo.
Për më shumë informata për UNICEF-in dhe punën e tij për fëmijët, vizitoni ëëë.unicef.org
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë