UNICEF-i dhuron 7.6 ton pajisje të mbrojtjes për punëtorët shëndetësorë

12:46 | 25 Gusht 2020
L G

Beteja kundër COVID-19 nuk ka përfunduar. Si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar përhapjen e virusit korona, UNICEF-i, me përkrahjen e Qeverisë së Luksemburgut, sot i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 7.6 ton (1,160.000 copë) PMP shtesë.

Nga kjo shumë e furnizimeve, 10% do të dërgohen në Qendrat Shëndetësore të Graçanicës dhe Mitrovicës së Veriut.Grupi i katërt përmban: 2,000 kostume mbrojtëse me mbulim të tërësishëm, 600,000 dorëza HE*, 3,000 mburoja të fytyrës, rezistente ndaj mjegullimit; 200,000 kapela klinike; 155,000 maska FFP2/N95 dhe 200,000 maska klinike.

UNICEF-i do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet parandaluese në komunitete për ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe prindërve e kujdestarëve të tyre. Me këto furnizime, programi i vizitave në shtëpi dhe punëtorët shëndetësorë të mbështetur nga UNICEF-i, do të ndjehen të sigurt për të realizuar vizita në shtëpi, për t’i përkrahur gratë shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe fëmijët në tërë Kosovën.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për donacionin e ofruar përmes UNICEF-it.Ndërkohë që e ngarkuara me punë e Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes tha se “Luksemburgu është mirënjohës ndaj UNICEF-it për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta dhe sjelljen e PPE-ve të nevojshme në Kosovë! Luksemburgu vazhdon të mbështesë Kosovën në këto periudha të vështira dhe ne jemi të lumtur që mund të mbështetemi te partnerët tanë për këtë. PPE-të janë një pjesë thelbësore në luftimin dhe parandalimin e COVID-19 dhe ne përsëri i inkurajojmë të gjithë të respektojnë masat mbrojtëse në vend.

”Gjatë javëve të ardhshme, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH-në, UNICEF-i do të sjellë pajisje shtesë të mbrojtjes personale (PMP) për punëtorët shëndetësorë në vijë të frontit.

UNICEF bën thirrje të vazhdueshme të merren tre masat e thjeshta për t’i zvogëluar mundësitë e infektimit apo përhapjes së COVID-19:

Mbani maskën në hapësirat publike.

Mbani distancë prej së paku 1.5 metrash mes jush dhe të tjerëve.• Pastroni duart mirë dhe rregullisht me sapun dhe ujë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme