Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar sot 633 tabletë nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, të cilët do t’iu shpërndahen nxënësve me nevoja të veçanta. Zyra e UNICEF-it në tërësi ka siguruar 800 tabletë përmes Ambasadës Britanike në Kosovë, 167 prej të cilëve janë shpërndarë tek Organizatat e Personave me Nevoja të Veçanta.
Ministri Ramë Likaj me këtë rast theksuar rëndësinë e të dhënave të sakta dhe raporteve të cilat Ministria e Arsimit i ka mbledhur nga DKA-të, sa i përket numrit të nxënësve me nevoja të veçanta që duhet të ndihmohen me teknologji asistive, përkatësisht me tabletë.
Ministri Likaj ka folur edhe për rëndësinë e digjitalizmit të procesit mësimor dhe rrjedhën e procesit mësimor gjatë periudhës së parë.
Shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larisa Brunn tha se fëmijët me aftësi të kufizuara janë më të prekurit nga COVID-19.
“UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën Britanike po ndihmojnë këta fëmijë me sigurimin e tabletëve duke kontribuar në qasjen e tyre në mësimin online”.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj theksoi se furnizimi i nxënësve me tabletë është përkrahje e çmueshme në kohë të pandemisë COVID 19. Rexhaj ka vlerësuar se, ndihma e UNICEF-it vjen në një kohë të duhur dhe përdorimi i tabletëve tash ka peshë edhe më të madhe për shkak të organizimit të mësimit në distancë.
Sipas të dhënave të vitit 2020, nga hulumtimi i MICS-it nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, del që vetëm 53 përqind e familjeve në Kosovë posedojnë kompjuter ose tabletë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...