Me simptoma të kollitjes, djegie të fytit, temperaturë, probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes rreth 100 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Institutin e sëmundjeve të mushkërive “Kozle”. Dyshojnë për simptoma të Covid-19, por shumica e tyre janë të prekur nga gripi sezonal ose ftohje, shpjegon për “TV21” drejtori i këtij spitali Besnik Zeqiri.
“Numri i fëmije që vijnë në ambulntat tona jo vetëm për Covid, por që vijnë edhe për ftohje të lehta, ftohje ose ka kapje të rrugëve të frymëmarrjes të sipërme, me, djegie të fytit, temperaturë. Në përgjithësi ata ne i klasifikojmë si ftohje ose janë me gripin sezonal dhe mund të themi se 70% janë fëmijë me këto simptoma dhe 30% janë fëmijë që vijnë me simptoma të Covidit. Këto numra në bazë ditore, 24 orëshe janë diku 100 fëmijë që vijnë në spitalin tonë dhe kërkojnë ndihmë të parë dhe të shihet se për çfarë klinike bëhet fjalë”, tha Besnik Zeqiri, drejtor i IShP “Kozle”.
Foshnja 2 muajshe është pacientja më e vogël e prekur nga Covid-19, e që po trajtohet në Institutin e sëmundjeve të mushkërive “Kozle”. Në këtë spital janë të shtrirë gjithsej 22 fëmijë, shumica të moshës nga mosha 9 deri në 16 vjeç, me pasqyrë të lehtë klinike. Varianti i ri Omicron nuk ka ndikuar në stërmbushjen e spitalit thotë drejtori Besnik Zeqiri. Sipas tij Omicroni nuk i prek në masë të madhe fëmijët dhe nuk është variant më i rrezikshëm se sa mutacionet tjera paraprake të virusit korona.
“Nuk është se Omicroni ka bërë rritje më të madhe të numrit të fëmijëve, domethënë numri është i njëjtë sikurse me rastet ose variantet tjera të Covid-19. Omicroni i kap fëmijët por nuk mund të themi se është më i rrezikshëm se variantet tjera. Klinikisht në përgjithësi të gjithë fëmijët që i kemi pasur nga Viti i Ri e këtej janë me pasqyrë klinike më të lehtë se sa që ishin më parë”, tha më tej Zeqiri.
Zeqiri përshëndet vendimin e Qeverisë për shtyrjen e gjysmëvjetorit të dytë shkollor. Ai tha se tani është piku i virusit dhe se fëmijët duhet të mbrohen. Nga ana tjetër në lidhje me këtë vendim kanë reaguar nga UNICEF. Përfaqësuesja e kësaj agjencie në vend Patricija DiXhovani, vlerëson se në interesin më të mire të nxënësve është që të jenë në klasë.
“Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhet çdo përpjekje që fëmijët të kthehen në klasa. Fëmijët përballen me rreziqe më të mëdha kur janë jashtë shkollës sesa në shkollë. Maqedonia e Veriut tashmë kishte mbylljen më të gjatë të shkollave në rajon, kur shkollat u mbyllën për 54 javë. Një tjetër valë mbylljeje shkollash do të ishte katastrofike për fëmijët”, tha Patricija DiXhovani, UNICEF.
Ndryshe sipas raportit javor të Institutit të shëndetit publik për javën e kaluar numër më i ulët i infeksioneve është regjistruar te grupmosha prej 0 deri 9 vjet edhe atë 209 raste./TV21
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...