Sot, me mbështetjen e USAID-it, 5950 pako familjare higjienike, 240 pako higjienike të qendrës së mjekësisë familjare dhe 1200 pako higjienike për fëmijë janë përgatitur për shpërndarje në tërë Kosovën, transmeton arbresh.info.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, tha se “Lufta kundër COVID 19 kërkon partneritet”.
“Unë jam i impresionuar me punën e institucioneve shëndetësore, OJQ-ve dhe agjencive të tjera. Me shpërndarjen e këtyre mjeteve higjienike për familjet dhe fëmijët ne do të mbrojmë nga virusi familjet më në nevojë ”, thaKosnett.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, deklaroi se, “UNICEF-i është shumë i kënaqur që po bashkëpunon me USAID-in, një partner global kaq të fortë dhe të përkushtuar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme kur pandemia COVID-19 ka ndikuar shumë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve. Duke filluar me ofrimin e furnizimeve shëndetësore vitale, përfshirë pajisjet mbrojtëse të stafit, pakot higjienike e deri te zgjidhjet inovative për mësim, UNICEF-i po punon për ta ngadalësuar përhapjen e COVID-19 dhe për të minimizuar ndikimin e tij tek fëmijët dhe të rinjtë”, tha Sahin.
Rreth UNICEF-it
UNICEF-i punon në disa nga vendet me gjendjen më të vështirë në botë, për t’u ofruar ndihmë fëmijëve më të privuar në botë. Në të gjitha 190 vendet dhe territoret, ne punojmë për çdo fëmijë, kudo që ata janë, për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë. /arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...