Google ADS

UNICEF dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhurojnë pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë

19:28 | 31 Mars 2020
L G

Gjatë ditës së sotme UNICEF-i ka dhuruar 250 pako higjienike dhe ushqimore, ndërsa Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka dhuruar 30 pako higjienike dhe ushqimore të cilat janë dedikohen familjeve në nevojë në komunën e Rahovecit, pas situatës së krijuar nga COVID-19.

Pakot higjienike ju dedikohen familjeve në nevojë, pas situatës së krijuar nga COVID-19. Lista e familjeve që kanë nevojë për pakot ushqimore dhe ato higjienike është përpiluar në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Rahovec, Kryqin e Kuq dhe kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane në komunën e Rahovecit.

Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike ka filluar dhe do të vazhdojë edhe në vijim, në të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit. Andaj, ju lutemi të qëndroni në shtëpitë e juaja.

Rrini në shtëpi, sepse kështu e ruajmë njëri-tjetrin dhe familjet tona!/arbresh.info

 

Të ngjashme