Në mesin e debatit se një restorant në Gjakovë nuk iu shërbeu disa personave të cilët i përkisnin komunitetit RAE, kryetari i sapozgjedhur i kësaj komune, Ardian Gjini, tha se nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi.
Ai postoi një fotografi krah një djali që quhet Florent, i cili i përket këtij komuniteti, teksa po pinin kafe në një kafeteri në Gjakovë.
Gjini tha se Florenti është djalë i jashtëzakonshëm dhe mbështetësi i tij në zgjedhjet e fundit.
“Unë po pi kafe me Florentin! Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit. Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi.
Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve!”, shkruan ai në Facebook. /arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...