Google ADS

UNDP premton përkrahjen e proceseve zhvillimore në Kosovë

17:53 | 5 Mars 2020
L G

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Hoti, ka falënderuar këtë organizatë, e cila sipas tij ka kontribuar në vazhdimësi në qeverisjen e mirë, transparencën, fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe në aspekte të tjera të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, Maria Suokko, udhëheqëse e Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka shprehur përkrahjen e mëtejmë të UNDP-së për proceset zhvillimore në Kosovë në përputhje me aspiratat e saj për integrim evropian./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme