UNDP lanson Pulsin Publik XIV

06:57 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë sot raportin Pulsi Publik XIV.

Ky Puls Publik mbulon periudhën tetor 2017 – prill 2018 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme duke shqyrtuar situatën socio-politike në Kosovë.

Përveç treguesve të zakonshëm kyç, ky numër përmbanë edhe informata mbi qëndrimet rreth votimit tek kosovarët.

Perceptimi aktual i publikut tregon një ndryshim në nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kryesore.

Të dhëna shtesë të marra përmes kësaj ankete do të shpalosen në konferencë për shtyp.

Ky aktivitet i projektit Pulsi Publik financohet bujarisht nga USAID.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme