UNDP lanson Pulsi Publik XV

07:02 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë raportin Pulsi Publik XV sot në zyret e UNDP-së.

Gjetjet e paraqitura në këtë përmbledhje janë bazuar në anketën e realizuar në nëntor të vitit 2018, me 1306 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeçare.

Ky studim vazhdon traditën e përmbledhjeve të mëparshme duke shqyrtuar situatën socio-politike në Kosovë, duke u përqëndruar në çështjet politike, ekonomike, të sigurisë dhe të zhvillimit.

Përveç treguesve të zakonshëm kryesorë, kjo përmbledhje gjithashtu shqyrton njohuritë e kosovarëve për mjedisin dhe ndikimin e saj në shëndetin e njeriut.

Të dhënat e mbledhura tregojnë një rritje të qëndrueshme të besimit në institucione por gjithashtu vënë në pah që qytetarët e Kosovës nuk kanë njohuri të mjaftueshme nga fusha e mjedisit dhe ndotjes. Në konferencë për media do të paraqiten më shumë detaje nga raporti.

Marta Gazideda, Zëvendës Kordinatore e Programit në UNDP dhe Arben Qirezi, Menaxher i projektit Pulsi Publik do të jenë në panel kurse në ngjarje do të jetë prezent edhe Paul Vaca, Drejtor i Programit në USAID.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme