Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansojë sot Analizën e Pulsit Publik “Korrelacioni midis Tregut të Punës në Kosovë dhe Emigrimit”.
Duke respektuar masat për distancë fizike për shkak të pandëmisë, duke filluar nga ora 14:00 do të bëhet një prezantim virtual i gjetjeve dhe një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe të sektorit privat të cilët janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje
Analiza e Pulsit Publik u realizua me një anketë sasiore përfaqësuese me 201 biznese (prej 12 mars deri më 2 prill), dhe 17 intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të disa institucioneve dhe organizatave në Kosovë (6 – 28 prill). Ky publikim i Analizës së Pulsit Publik eksploron lidhjen midis tregut të punës në Kosovë dhe emigracionit.
Në ngjarje do të marrin pjesë mbi tridhjetë të ftuar ku, ndër panëlistë të këtij lansimi virtual, do të jenë edhe Joshua Mike, Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike nga USAID, Ramë Likaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës; Berat Rukiqi, President i Odës Ekonomike të Kosovës; si dhe ekspertë të tjerë të fushës.
Projekti Pulsi Publik është financuar nga populli amerikan përmes USAID.
Më poshtë janë disa nga gjetjet kryesore të raportit:
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...