Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19 dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, i dhuroi sot 230 kuti me maska (KN95), 1300 dorëza dhe 10000 mantila mbrojtës Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
Pajisjet do t’i mundësojnë ekipeve në terren të AME-së si Qendrat Lokale Operative të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë më efektive dhe të sigurtë.
Hasan Kodra, Ushtrues Detyre Drejtor i Përgjithshëm i i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Xheva Berisha, Projekt Menaxhere në UNDP dhe zyrtarë të tjerë të AME ishin të pranishëm në dorëzimin që u mbajt në lokalet e Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave.
Gjatë pranimit të këtij donacioni, Z. Kodra në emër të stafit shprehu mirënjohje dhe falënderim për përkrahjen e vazhdueshme nga UNDP në të gjitha periudhat e më hershme, por në veçanti edhe në procesin e menaxhimit me Pandeminë COVID -19.
Me konsideratën e lartë ndaj drejtuesve të UNDP-së , Z. Kodra edhe një herë spikati faktin se ndihma dhe përkrahja e vazhdueshme nga UNDP është e një rëndësie të veçantë, ngase ndërlidhë disa dimensione në fushën e përgjegjësisë së AME-së ndaj qytetarëve të vendit, njëherit plotëson dhe lehtëson zbatimin e përgjegjësive publike që AME ka para gjithë popullatës.
“UNDP është e përkushtuar që në vazhdimësi të mbështes institucionet e Kosovës që edhe në kohë pandemie të vazhdojnë me ofrimin e shërbimeve në mënyrë sa më efikase dhe që të jenë në gjendje që në mënyrë efikase të mbrojnë jetët e njerëzve”, tha Xheva Berisha./arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...