Google ADS

UNDP e gatshme për ta zgjeruar bashkëpunimin me Ministrinë e Integrimit Evropian

12:08 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot ka pritur në takim, përfaqësuesin e Programit Zhvillimor të Kombveve të Bashkuara (UNDP), me seli në Kosovë, Andrew Russell.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e gjerëtanishëm ndërmjet dy institucioneve tona dhe mudnësitë për të zgjeruar këtë bashkëpunim edhe më tutje.

Ministrja Hoxha falëndëroi Z. Russell për përkushtimin e tij përsonal për të koordinuar aktivitetet në mënyrë që të ketë zbatueshmëri sa më të mirë. Poashtu , Ministrja Hoxha ishte mirënjohëse për kontributin që ka dhënë UNDP për ngritjen e kapaciteteve institucionale, thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Integrimit Evropian.

Ndërsa, Russell uroi ministren Hoxha për detyrën e re. Njëkohësisht, potencoi se duke kuptuar rëndësinë që ka Ministria e Integrimit Evropian në shtyerjen përpara të reformave institucionale, shprehu gatishmërinë për të zgjeruar edhe më tutje bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve tona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme