Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në një ceremoni të përbashkët, të organizuar me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, u bë pranim- dorëzimi i donacionit për Kërkim-Shpëtim në Vërshime.
Përmes një komunikate për media thuhet se në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-s, Ylliya Shcherbinina, zëvendësshefi i Korporatës SCO, Laurent Torche, zëvendësuesi i drejtorit të AME-së, Shefki Avdullahu, si dhe përfaqësues nga UNDP-ja, agjencitë tjera të OKB-së, si dhe pjesëtarë të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, përcjell Arbresh.info.
Gashani, theksoi ky donacion është i rëndësishëm, për shkak se sipas tiuj do të ndihmojë qytetarët për të pasur një siguri më të madhe në raste vërshimesh, sikurse ato që na goditën në fillim të këtij viti.
Ai po ashtu vuri në dukje se viteve të fundit, vendi ynë është goditur nga një numër fatkeqësish, duke filluar nga Covid-19, që ishte një pandemi botërore, e deri tek vërshimet urbane të cilat na goditën për dy vite radhazi duke na shkaktuar humbje në jetë njerëzish dhe dëme të mëdha materiale dhe ekonomike.
“Për një dekadë të tërë, qoftë kur goditeshim nga fatkeqësitë apo në kushte qetësie, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë, e sidomos UNDP, na kanë ofruar një ndihmë dhe mbështetje të madhe nëpër të gjithë ciklin e Menaxhimit Emergjent. Që nga viti 2010, UNDP-ja na ka mbështetur në hartimin e dy dokumenteve të para bazike për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera: Sistemi i integruar i Menaxhimit”, theksoi Gashani.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në emër të MPB-së, shprehi mirënjohjen e thellë ndaj organizatave të Kombeve të Bashkuara, posaçërisht UNDP-së.
Ky donacion është bërë përmes Zyrës së Koordinatorit për Zhvillim të OKB-së në Prishtinë, në emër të 10 agjencive, fondeve dhe programeve të Kombeve të Bashkuara. Në këtë donacion ka pajisje për kërkimin dhe shpëtimin nga përmbytjet, në kontingjentin e të cilit janë; anija e shpëtimit, pompat për heqjen e ujit dhe një pjesë e sendeve personale./Arbresh.info/
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...