UNDP dhuroi pajisje të specializuara për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë

15:27 | 12 Shtator 2023
K.B

Në Agjencinë e Kosovës për Forenzike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike, të dhurua Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë, kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i MPB-së, Blerim Gashani, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiro, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, përfaqësues diplomatik të shteteve që kanë ndihmuar financiarisht donacionin, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast zëvendësministri Gashani theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë planin e veprimit të Udhërrëfyesit Rajonal, sepse konsiderojmë që përmes këtij zbatimi, Kosova kontribuon në avancimin e sigurisë nacionale e rajonale dhe bashkërisht me shtetet fqinje suksesshëm koordinojmë luftimin e trafikimit e armëve ilegale dhe rrisim efikasitetin e kontrollit të AVL-ve.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë planin e veprimit të Udhërrëfyesit Rajonal, sepse konsiderojmë që përmes këtij zbatimi Kosova kontribuon në avancimin e sigurisë nacionale, u shpreh ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme