Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të shënojnë Ditën e Vetëpunësimit sot në sheshin Nëna Terezë.
Dita do të shënohet me një panair njëditor ku do të marrin pjesë më se 30 biznese të vogla, fitues të granteve për zhvillim të bizneseve përmes programit për vetë-punësim, produketet dhe shërbimet e të cilëve – si rrobaqepsi dhe përpunim të ushqimit – janë treguar të sukseshëm.
Që nga viti 2015, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë mbështetur më shumë se njëqind individë të papunë me ide të qëndrueshme të biznesit për të nisur udhëtimin e tyre sipërmarrës.
Nga trajnimet deri te konsulencat e marketingut e mbështetja financiare, programi i vetëpunësimit përqëndrohet në identifikimin e ideve inovative që prodhojnë rezultate të qëndrueshme.
Arben Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Znj. Alessandra Roccasalvo, Zëvëndës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, përfitues, ndërmarrës, përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe lokale dhe të UNDP-së do të marrin pjesë në ngjarje.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...