Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korruspionit në Kosovë II, mbështetur nga qeveritë zvicerane dhe daneze, e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) do të lansojnë Udhëzuesit Anti-Korrupsion për Mësimdhënës dhe Nxënës.
Udhëzuesit Anti-Korrupsion përmbajnë këshilla për të integruar temat anti-korrupsion në tri lëndët e përzgjedhura: histori, edukatë qytetare dhe gjuhë.
Zbatimi i këtij aktiviteti bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Vlerësimit të Rreziqeve të Korrupsionit në Sektorin e Arsimit të vitit 2015, me qëllim të përfshirjes së arsimimit anti-korrupsion në shkolla, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të parandalimit të korrupsionit.
Udhëzuesit Anti-Korrupsion , do të lansohet të hënën, më 26 shkurt, duke filluar nga ora 10:00.
Zëvëndës Ministri, Arbër Geci dhe përfaqësues të UNDP-së do të marrin pjesë në ngjarje./Telegrafi/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...