Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka deklaruar se misioni i KFOR-it është i gatshëm t’i përgjigjet çfarëdo kërcënimi. Ulutas, në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve“Anadolu”, ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i ka ofruar ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë për rreth 25 vjet. Do ta vazhdojmë këtë edhe më 2024. Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar tensionet nga eskalimet dhe dëshiroj të siguroj se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo kërcënimi”, ka thënë ai, raporton TRT.
Ulutas ka thënë se NATO-ja mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka përsëritur se e vetmja rrugë përpara është paqja dhe stabiliteti për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Komandanti turk ka theksuar se KFOR-i do ta vazhdojë misionin në Kosovë për sa të ketë nevojë.
Pas tensioneve në fund të vitit, Ulutas ka thënë se KFOR-i ka katërfishuar personelin në veri dhe ka trefishuar patrullimet./rtk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...